Djali i Azem Hajdarit, Kirjard Hajdari është emëruar në detyrën e Specialistit Teknik, pranë Korporatës Elektroenergjitikë Shqiptare (KESH).
Sipas dokumentit, kontrata e punës së Kirjard Hajdarit është firmosur për tre muaj si fillim, që është dhe periudha e provës.
Edhe pse ai jeton në Tiranë, Kiri do ta ushtrojë detyrën pranë Departamentit të Zhvillimit Strategjik në Vlorë në pozicionin e specialistit teknik. Ndërkohë që në dokument thuhet se paga e tij është 95 mijë lekë të reja.
“Në bazë të ligjit Nr.9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë trektare”, Statusit të Shoqërisë KESH sh.a,, nenit 12, 19 dhe 21 Koditt ë Punës së Republikës së Shqipërisë, Kontatë Kolektive të Punës, Strukturës Organiztative të miratuar me vendim të KMB nr. 8, ka miratuar kërkesën për lidhjen e një kontrate pune me kushtet thelëbësore”, shkruhet në letër.