Familja e Polizoi Arbrit ka bërë një gjest tepër human në qytetin e Vlorës, pasi ju bashkua nisëmës së Televizionit “TV 6+1” me emrin “Babagjyshi po vjen” për të ndihmuar familjet në nevojë. Mesfushori i Kukësit së bashku me bashkëshorten e tij, Elsuidën dhe djalin, Noel kanë gëzuar një zonjë të moshuar që rriste dy nipër e vetme duke i dhuruar një shportë të madhe me ushqime për të festuar festat e fundvitit.
Noeli, vogëlushi i çiftit Arbri është kthyer në një “Babagjysh Krishlindjesh” duke i dhuruar ngrotësi dhe përkrahje nënës në nevojë.
Dhe pse është i vogël, Noeli ka vendosur ti dhurojë lekët që ka fituar nga reklama e realizuar me Ermal Mamaqin për zonjën e varfër.
“Noeli sot u be Babagjysh per nje familje ne nevoj…leket e fituara nga reklama i dhuroi per te ndihmuar sadopak kete nene ne nevoj qe rrit dy femijet jetim te se bijes! #tebeshbamoresinukvarferon! Bashkiju dhe ti nismes”- shkruan në “Facebook”partnerja e Polit, Elsuieda.