Djali i gazetares dhe shkrimtares Kozeta Zavalani, Mend Zavalani është dhunuar egërsisht nga policia e shtetit mëngjesin e sotëm.
Gazetarja ka postuar në profilin e saj në rrjetet sociale dy foto, ku duken qartë shenjat e dhûnës mbi të birin. Mend Zavalani kishte dalë të mbronte Teatrin Kombëtar.
“Kam kaluar orë të tmerrshme në ankth. Më në fund, pas 9 orësh, neodiktatura me maska, pasi e dhunuan pa paralajmërim, ne mënyrë të pajustifikueshme e kriminale tim bir, Mend Zavalani, e liruan nga paraburgimi me dëmtime të rënda dhe detyrim paraqitjeje. Krimi: qendrimi në mbrojtje të Teatrit…”, shkruan Kozeta Zavalani në postimin e saj.