Hamza bin Laden, djali i ish-udhëheqësit të Al-Kaedës Osama Bin Laden, është përfshirë në listën e zezë të terroristëve.
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Hamza është përfshirë në këtë listë për shkak se që në gusht të vitit 2015 është bërë zyrtarisht anëtar i organizatës së babait të tij.
Gjithashtu, djalit të Osama Bin Laden i është ndaluar të kryejë transaksione me persona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ushtrimi i çdo aktiviteti i tij në SHBA është i ndaluar.
Një vit më parë, Hamza kërcënoi se do të hakmerrej ndaj SHBA-së për vdekjen e të atit.
Sipas mediave amerikane, 25-vjeçari kishte premtuar përmes një fjalimi audio me titull “Ne të gjithë jemi Osama”, se do të vazhdonte luftën globale kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj. (D.D/Shuplaka)