14:57 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Djali i presidentit Biden deklarohet i pafajshëm për posedim të paligjshëm të armës

18:51 | 03/10/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Djali i presidentit Biden deklarohet i pafajshëm për posedim të paligjshëm të armës

Hunter Biden

Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, u deklarua i pafajshëm të martën për posedim të jashtëligjshëm të armës.

Prokurorët dyshojnë se Hunter Biden, 53 vjeç, gënjeu për përdorimin e drogës në formularin federal kur e bleu një revole Colt Cobra në vitin 2018.

Ai e ka pranuar se asokohe ishte përdorues i madh i kokainës, por nuk e pranoi se e ka shkelur ligjin.

Ai u paraqit në gjykatën federale në Delavere në një seancë që zgjati 25 minuta.

Biden mund të dënohet me 25 vjet burgim, nëse shpallet i fajshëm për tri akuzat federale.

Ndaj tij u ngrit aktakuzë në fund të shtatorit, pasi përpjekjet për të arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë dështuan në korrik.

Biden përballet me tri akuza, të cilat kanë të bëjnë me dyshimet se ai gënjeu në formularët kur e bleu revolën në kohën sa ishte përdorues i drogës.

Sipas ligjeve federale në SHBA, është krim të gënjesh në dokumente të tilla, apo të mbash armë zjarri derisa je përdorues i drogës.

Kjo nënkupton se Hunter përballet me gjykim penal në një kohë kur babai i tij po bën fushatë për t’u rizgjedhur në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.

Rivali i mundshëm republikan i Bidenit, Donald Trump, përballet me katër gjykime të ardhshme penale, në dy prej të cilave ai do të gjykohet për tentimet e tij për ta zhbërë disfatën ndaj Bidenit në zgjedhjet e 2020-ës.

Trump i ka mohuar akuzat vazhdimisht.

Djali i presidentit, i cili ka folur publikisht për përdorimin e drogës, nuk ka mbajtur kurrë pozitë në Shtëpinë e Bardhë apo në fushatën e babait të vet./ REL

Etiketa: Hunter BidenJoe Bidenshba
Pas

Gjendet pa shenja jete një 83-vjeçar në Dajt, familjarët kishin bërë kallëzim disa ditë më parë se ishte zhdukur

Para

Deklarata e Ramës për evazionin fiskal në ndërtim, reagon Gazment Bardhi: E ka lejuar të ndodhë dhe ka bashkëpunuar, SPAK ta hetojë

Para
Ndryshimet në qeveri, Bardhi: Makiazh që nuk e mbulon dot korrupsionin

Deklarata e Ramës për evazionin fiskal në ndërtim, reagon Gazment Bardhi: E ka lejuar të ndodhë dhe ka bashkëpunuar, SPAK ta hetojë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje dhe moskallëzim krimi, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim në Vlorë (EMRAT)

I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

Lënduan 61-vjeçaren teksa lundronin me motoskaf pa leje drejtimi, procedohet pronari shqiptar dhe shtetasi gjerman në Durrës

Korçë/ Kontrabandë nafte nga Maqedonia e Veriut me depozita rezervë në mjet, arrestohet 31-vjeçari

Turisti gjerman godet me jet ski pushuesen në plazhin e Durrësit

Irani gati të rifillojë negociata për programin bërthamor me SHBA-në, ja çfarë kushtesh kërkon të plotësohen

Ushtarët kroatë të KFOR-it realizojnë patrullime për sigurinë e Kosovës

400 mln lekë dëm buxhetit të bashkisë, Prokuroria Fier zbulon akuzat ndaj zyrtarëve

Tragjike në Gjermani, 19-vjeçarja kalon barrierat hekurudhore dhe përplaset për vdekje nga treni

Kontrabandoi naftë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 31-vjeçari në Goricë, procedohet edhe një doganier

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.