Një 28-vjeçar është gjetur pa jetë në Prrenjas.
Florian Albrahimi, i cili banonte në tek të afërmit e tij në Stravaj, është gjetur i varur në tel vendi i quajtur “Ura e Hakës”, e njësisë adminitrative Stravaj.
I riu është gjetur pajetë nga banorë të zonës, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet se çfarë e ka shtyrë të ndërmarrë këtë akt të rëndë.
Për në vendngjarje është nisur policia e Prrenjasit dhe Ambulanca e spitalit të Prrenjasit.