Sopranoja e njohur Inva Mula, e ftuar në emisionin ‘Rudina” ka komentuar fotot e djalit të saj Antonit dhe të dashurës së tij gjatë verës në jug të vendit.
E pyetur në lidhje me foto e çiftit të kapura nga paparacët në Dhërmi, ajo ka preferuar ta anashkalojë. Teksa shprehet se fotot e verës në media kanë dalë pa e ditur ata familjarisht.
. Pasi Rudina i tha se tashmë edhe e dashura e Antonit është bërë një personazh i njohur, Inva pohoi, por shtoi: “Nuk e kam fare dëshirë një gjë të tillë, sepse do të doja të isha në publik me artin tim….”
Siç tha ajo më tej, Antoni kishte shprehur dëshirën për të njohur më shumë Shqipërinë, kështu që ishin nisur drejt jugut. “Për të kisha dëgjuar shumë, por nuk kisha qenë asnjëherë”, – tha Inva.
(S.SH/Shuplaka)