Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të PS-së, tha se e vetmja mënyrë që qeveria të ecë para është që të bëjë vetë opozitën.
Për deputetin Socialist Rrahman Rraja, djali i të cilit është në burg pasi akuzohet se ka dhunuar ish të dashurën e tij Xhisiela Malokun, Rama u shpreh se i vjen shumë vjen keq për të pasi e shoqja po vuan në spital dhe është në gjëndje të rëndë shendetësore.
Më tej Rama sulmoi opozitën duke u shprehur se ne jemi ndryshe nga ata pasi i ka hapur rrugë dretësisë.
“Që në të vazhdojmë para i bëhet vetëm duke u bërë edhe më shumë opoziten e vetevetes duke qenë vetë kritik.
Duke u fokusuar tek punët me të gjithë vëmëndjen e njerëzve. Këta na akuzojnë ne! Ndërkohë që nëse bëjmë një llogari të thjeshtë. Një ish minsitër i Brendshëm, është pa asnjë mbrotje politike i përjashtuar nga gjitha jeta jonë poltike. Bëri që drejtësia të thotë vetë fjalën e funidt. Kush e ka bërë këtë më parë. Kush ishte halli jonë nëse jemi ata që s’duam t’ja dimë për asgjë.
Jo nga halli, por sepse jemi ndryshe nga ata që kurrë nuk i hapën rrugë drejtësisë dhe prandaj llumi u bë mal në pallatin e drejtësisë. Ndaj vëllai ministrit i Brëndshëm sot kryen një dënim. Pa asnjë obligim ligjor të Republikës së Shqipërisë. Nga cili hall u bë kjo!?
Sot djali i deputetit është në burg. Me vjen shumë keq për Rrahmanin, se po kalon një moment tejet të vëshitirë pasi e shoqja e tij po lufton me vdekjen në spital, dhe natyrisht dhe si baba, me një djalë që e meriton të jetë, aty ku duhet të jetë.
Ne kemi marrë përsipër e të qenit ndryshe. Nuk jemi të pagabueshëm, përkundrazi kemi të gjitha të metat dhe dobësitë tona. Por ne të lidhur me krimin?!”
(M.Q/Faxweb)