Policia Bashkiake shpesh herë ndërmerr masa për sa i takon shitësve ambulant. Prej kohësh të angazhuar me fushën elektorale policia tani është rikthyer në krye të detyrës të paktën kështu duket në videon e publikuar nga një qytetar për “JOQ”
Policia Bashkiake është filmuar në afërsi të rrugës 5 Maji në Tiranë, ata duket se po zihen me një një djalë të ri. Ata kanë tentuar ta shoqërojnë në komisariat.
I pranishmi në vendngjarje bën me dije se policët filloi të zihet me djalin, pasi ai i doli në ndihmë një gruaje të moshuar. (S.SH/Shuplaka)