Familja e Bahri Metushit jeton në lagjen 28 Nëntori në Vlorë. Marjo Metushi rezulton i zhdukur që nga 16 qershori i vitit 2017. Prokuroria ka pezulluar procedimin ndaj tij e regjistuar për veprën penale, kalim të paligjshëm të kufirit.
“Ka ikur nga shtëpia në orën 10. I bie telefonit, në orën 3 që do vinte këtu, I mbyllur telefoni. Kërkova në Greqi, Itali, por asgjë”, tha Bahri Metushi, babai i Marjo Metushit.
Shpresës, gruas së tij i ka thënë se do të shkonte në Fier pasi kishin pak punë në Seman. “I kishte thënë të shoqes se do të ikte në Fier e kur nuk u kthyer kemi bërë denoncim”, tha babai.
Bahriu thotë se i biri ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
“Me transport me gomone, ka qenë pilot. E ka bërë tërë kohën, nga Shqipëria në Itali. Ikte dhe vinte dhe me kohë të keqe. Nuk vinte me shokë por vetëm. E keqja e tij ishte se nuk tregonte se nga po vente”, tha babai.
Në vitin 2000 Marjo është arrestuar nga policia italiane ku edhe ka vujtuar dënimin me 5 vjet heqje lirie. 70 vjeçari thotë se ishin arsyet ekonomike atë që detyruan të birin të rimerrte përsipër dërgimin e lëndëve narotike përtej detit.
“U kap në Itali me njerëz të tjerë çonte hashash në det. Bëri tre vjet burg. Arsyeja se ngeli pa punë, pa shpi, pa katani. Nuk donte ta bënte po ngeli, ja kjo është arsyeja. Nga llafet e njerëzve gomonia ka qenë e tija, ka qenë polic se çka qenë në Fier”, – tha babai.
Pazaret për drogën apo dhe pagesa për punën e kryer në transportin e lëndëve narkotike gjatë muajit gusht 2017 është kjo arseyja që Bahri Metushi beson se është vrarë i biri.
“Ai kishe punuar për të tjerët dhe nuk i kishin dhënë lekë, do të japin një hyrje apo një kështu dhe nuk ia kishin dhënë. 150 -20 mijë euro për qershorin vetëm. Shkonte dhe vinte, kaq është ajo 1 orë vatje-ardhje .. Unë nuk e dija se ç’bënë e sa rrugë bënte vetëm kur më erdhi makina këtu dhe më thanë shokët e tij se ia kanë dhënë filanit . Ishte një makinë e mirë, e mbajta një muaj e shita dhe ia dhashë lekët nuses. Kjo makinë dhe ca lekë . 5 mijë euro që bënte makina dhe 5 mijë euro lekë 10 mijë euro, kjo ishte për rrugët e fundit”, rrëfeu për Top Story babai.
Menjëherë pas zhdukjes së të birit, Bahri Metushi i është drejtuar policisë së Fierit duke denoncuar implikimin 40-vjeçarit në implikimin e trafikimit të lëndëve narkotike.
“Në Fier kam vajtuar, por jo zyrtarisht takova drejtorin e policisë dhe i kërkova ndihmë se e njihja. Pas dy javësh, pasi kërkova në burgje se flitej mos ke dalë jo këtëj jo andej atëherë i jam drejtuar policisë”, tha babai.
69 vjeçari thotë se Marjo transportonte lëndë narkotike në Itali për llogari të një grupi kriminal në rrethin e Fierit, por policia dhe prokuroria nuk ka hetuar për zbardhjen e ngjarjes
“Jo nuk bëri hetime ndoshta është lidhur me këta të Vlorës por nuk bënë hetim. Deri sa ke telefonatat e fundit, koordinanat janë këto veriu i Sazanit nuk bie në det. Se kanë marrë njerëz të tjerë brenda jo ato që kam thënë unë”, thotë babai.
Dhe pse nuk ka marrë kurrë një përgjigje për fatin e të birit, Bahri Metushi thotë se ishte nën kontroll për çdo lëvizje që bënte. Sa herë që ai trokiste në polici për fatin e hetimeve, gjithmonë do kishte një telefonatë që interesohej për qëllimin e lëvizjeve të tij.
“Unë ikja në Fier, ku ishe, deri në Vlorë. E dënim gjithë lëvizjet. Fillimisht telefonatat i bënin nuses pse vajti vjehrri në degë pse vajti atje e kësisoj gjerash . .. ka nderuar numër pastaj..”, rrëfen babai.
Prokurori i çështjes nuk ka krijuar bindjen për ekzistencën e veprës penale dhe pse Shpresa Metushi u ka rrëfyer oficerëve se kohët e fundit Marjo ishte shumë i stresuar.
Në shtator të 2018 prokuroria ka pezulluar hetimet për Marion, i cili gjithë sa ka lënë pas është një varr i hapur dhe familjen në varfëri.
“Të gjithë që e kanë bërë këtë punë e kanë bërë për hall”, – tha babai.
Bahri Metushi kujton që ditën që u zhduk i biri nuk ishte rasti i vetëm i nisjes së gomoneve më lëndë narkotike nga brigjet e vlorës.
“Atë natë që është nisur ky, janë nisur dhe dy gomone të tjera. Ai që ikte Mario u gjet por u gjet i qëlluar. I mbytur”, u shpreh babai./Top Channel