19:37 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Djali iu dënua për kokainë në Angli, autoritetet angleze kërkojnë verifikimin e pasurisë për Mhill Fufin

11:04 | 07/04/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Djali i deputetit Fufi dënohet me 16-vite burg në Angli, kreu i bandës së kokainës (DETAJET E PLOTA)

Prokuroria shqiptare ka nisur verifikimin e pasurisë për deputetin Mhill Fufi pas lajmit për dënimin e djalit të tij në Angli. Amarildo Fufi u dënua me 16 vite burg nga drejtësia angleze për trafik droge.

Pas dënimit të Amarildo Fufit për akuzën e trafikut dhe tregtisë së kokainës në Angli, drejtësia londineze nuk është ndalur, por kërkon nga Shqipëria të kontrollojë burimin e pasurisë dhe investimet e mundshme të djalit të deputetit Mhill Fufi dhe familjarëve të tij.
 
Kjo kërkesë është paraqitur nga autoritetet angleze dhe në Shqipëri.

Burimet nga Prokuroria e Përgjithshme sqaruan për ‘Report Tv’ se ka nisur verifikimi i dyshimeve për pastrim parash me burim aktivitetin kriminal.

Anglezët trokasin në zyrën e Adriatik Llalës: Ku u investuan paratë e drogës?
Në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm prej disa ditësh ka mbërritur një kërkesë nga drejtësia angleze për verifikim dhe kontrollin e pasurisë së Amarildo Fufit dhe familjarëve të tij përfshi dhe z.Mhill Fufi i cili ka qenë deputet i PD e sot i pavarur.

Aktualisht po kryhet verifikim në terren për investime në pronësi të Amarildo Fufit dhe familjarëve të tij e më pas do të vendoset nëse do të zbatohet apo jo kontrolli pasurisë me ligjin antimafia.

Në raportin e autoriteteve angleze pala shqiptare informohet se grupi në të cilin bënte pjesë djali i deputetit qarkullonte shuma të mëdha parash si nëpërmjet transfertave me Shqipërinë si në rrugë ilegale.

Këto para kanë shtuar Londinezët dyshohet se janë investuar në Shqipëri në prona, biznese dhe në kompani ndërtimi e transporti.

Dikur mbrojtës në ekipin e Partizanit, djali i deputetit Fufi pasi u shkëput nga futbolli rezulton se është përfshirë në aktivitetin kriminal të narko-trafikut me droga të forta si kokaina.

Së bashku me Amarildo Fufin i cili u dënua me 16 vite, rezulton se janë dënuar dhe Basim Berberi me 12 vite burg, Mario Xhafa me 8 vite burg, Kamando Dishan me 8 vite burg , të gjithë anëtarë të një grupi kriminal që tregtonte kokaine të pastër në Londër. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: deputetidjaliMhill Fufi
Pas

Bushati pro bombardimeve amerikane në Siri: Një përgjigje e nevojshme dhe e fortë

Para

Ndodh çudia në Tiranë, ku s’ka semafor nuk ka as policë (FOTOT)

Para
Ndodh çudia në Tiranë, ku s’ka semafor nuk ka as policë (FOTOT)

Ndodh çudia në Tiranë, ku s'ka semafor nuk ka as policë (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Thellohen tensionet midis Moskës dhe Kievit, Ukraina sulmon bazën ushtarake ruse me dronë

Situatë alarmante në Gjermani, rritet numri i rasteve të dhunës në familje

Itali/ As ndryshimi i mbiemrit në Shqipëri nuk e shpëton nga burgu, arrestohet 29-vjeçari i dënuar me 3 vite burgim për drogë

Plagosi me thikë nënën e tij pas një konflikti, arrestohet 26-vjeçari në Maqellarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.