Është zbardhur dëshmia e nënës së djalit 3-vjeçar, i cili u dhùnua tre ditë më parë nga bashkëjetuesi i saj.
Mamaja e të voglit ka rrëfyer se e kishte lënë djalin me Alfred Kazanxhiun që është dhe bashkëjetuesi i saj prej një viti, dhe kishte dalë jashtë për të blerë bukë dhe qumësht, ndërkohë që kur është kthyer e gjetur djalin në gjendje të rëndë.
Ajo ka treguar se kur është kthyer e ka gjetur në mes të dhomës dy bidona me ujë, ndërkohë që dera ishte tërhequr, por jo e mbyllur me çelës dhe komshinjtë i kanë treguar se Alfredi po mbante djalin në krahë.
Po ashtu ajo ka rrëfyer se bashkëjetuesi i saj i kishte thënë se kishte dëgjuar djalin të rènkonte ndërkohë që ishte në tualet, pasi ky i fundit kishte rënë nga divani.
“Kam dalë nga shtëpia rreth orës 11:00 për të marrë bukë dhe qumësht tek furra në Institutin Bujqësor dhe e lashë fëmijën me Alfredin, i cili është edhe bashkëjetuesi im. Ndërkohë që po bëja pazarin ai më mori në telefon dhe më tha se djali kishte rënë nga divani dhe nuk merrte dhe nuk jepte.
Menjëherë kam shkuar në banesë dhe sa hyra pashë në mes të dhomës ishin dy bidona me ujë dhe dera ishte e tërhequr por jo e mbyllur me çelës, menjëherë zbrita poshtë dhe pashë se para pallatit kishte një grumbull njerëzisht dhe njëra nga komshiet më tha se kisha djalin aty dhe po e mbante Alfredi në krah dhe e mora menjëherë. Djali vetëm rènkonte.
Erdhi ambulanca që e ka njoftuar Alfredi dhe bashkë me djalin shkova në spital. Ai kishte hèmorragji dhe mpiksje gjaku në kokë. Kur e pyeta Alfredin çfarë kishte ndodhur më tha se kishte qenë në banjo dhe kur doli kishte parë se djali ishte shtrirë në dysheme dhe pa ndjenja, ku i kishte hequr bluzën dhe i kishte hedhur ujë në trup pasi ai nuk reagonte”, është shprehur nëna e 3-vjeçarit.
I akùzuar për këtë ngjarje është bashkëjetuesi i mamasë së fëmijës, 35-vjeçari Alfred Kazanxhi, i cili i ka mohuar akùzat duke dhënë versionin e tij të ngjarjes.
“Jam njohur me Albën prej 1 viti me një fëmijë dhe pranuan të jetonin bashkë, fillimisht tek “Ali Demi” dhe më tej, rreth dy muaj kishin ardhur në Kamëz. Kur shkova në banjo, djali ishte i ulur në divan duke parë televizor dhe kur dola e pashë të shtrirë në tapet i shtrirë. I fola dhe nuk reagonte, i hoqa rrobat, e fërkova me ujë dhe thirra të ëmën dhe më pas ambulancën. E mora në krah dhe zbrita poshtë për ta dërguar në spital”, thuhet në dëshminë e tij.