Djali i këngëtarit Pirro Çako dhe sopranos Inva Mula, Anthony Çako, ka qenë ditën e djeshme pre e një grabitjeje të mbetur në tentativë.
Përmes një postimi në “Insta Story”, Anthony ka zbuluar se dy djem të moshës së tij kanë tentuar t’i vjedhin iPhone-n, teksa gjendej shumë pranë apartamentit të tij.
“Dy djem të moshës sime për pak do të më vidhnin në mes të një parku, që ndodhet pesë minuta larg apartamentit tim, iPhone-n. Disa njerëz duhet të vendosin në vijë jetën e tyre dhe të mbledhin veten, në vend që të vjedhin iPhone-n e të tjerëve”, ka shkruar Anthony përmbi fotos së tij.
Discussion about this post