Reperi Majk dhe partnerja e tij Majlinda i dhanë fund lidhjes në kohën kur ajo ishte shtatzënë. Çifti u pa disa herë bashkë kur Roan erdhi në jetë, por secili vazhdoi jetën, madje rrallë herë Majk shfaqej në takime e fotot me të birin.
Së fundmi Majk ka publikuar disa foto dhe video nga takimet me fëmijë me aftësi të kufizuara duke vënë theksin në integrimin e tyre në shoqëri dhe kujdesin që meritojnë. Sigurisht ky gjest është mbështetur nga kolegë dhe ndjekës të tij, por siç duket ka pasur edhe nga ata që sjellja e reperit nuk ju është dukur e vërtetë.
Një prej komentuesve i drejtohet në mënyrë të prerë duke i thënë që së pari duhet të dojë djalin e tij dhe më pas fëmijët e tjerë. Si rrallëherë Majk ka vendosur të kthejë përgjigje dhe nuk ka qenë aspak siç e prisnim.
“Djalin tim nuk ma le me e pa nëna e vet vetëm sepse jemi ndarë dhe nuk mundet ta pranojë se ndarja është proces jetësor dhe diçka që u bë. Zoti është i madh, vonon pak, por nuk harron. Ti nuk mundesh ta dish kurrë çfarë kam në zemër e sa më do zemra me e pa, e sa dua me e pas afër. Po është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti”,-ka shkruar reperi i revoltuar.
Pas postimit që ka marrë vëmendje shumë të madhe nuk ka munguar as kundërpërgjigja e ish-të dashurës së reperit Majlinda Zeka e cila ka kundërshtuar fort fjalët e babit të djalit të saj duke u shprehur se të gjitha janë mashtrime. “Të gjitha shpenzimet për djalin i paguan familja ime. Ai nuk kujdeset fare për të. A e meriton ti ta shohësh? Dhe mos të flas më shumë të tregoj çfarë padie ke bërë, me këtë që the mund ta publikoj. Turp”,-shkruan ndër të tjera Majlinda.
Gjërat mes ish-çiftit të njohur duket se janë shumë keq dhe nuk do të marrin zgjidhje për një kohë të gjatë.
Discussion about this post