09:11 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Djalit tim po i lëviz pllaka e mermerit në varr”, reagojnë prindërit e Marvi Mihalit pas vendimit të Gjykatës (VIDEO)

12:36 | 11/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”I dhunuan kufomën tim biri”, nëna e Marvit ‘shpërthen’ në akuza: Prokurori ia ka duart me gjak…

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të dënuar me 19 vite burg Dejvi Bitraj, 12 vite burg Eugen Bitrajn, 12 vite burg Marsel Allën dhe, 12 vite burg Kridens Allën për vrasjen në bashkëpunim të Marvi Mihalit, kanë reaguar prindërit e këtij të fundit të cilët të zhgënjyer kanë shpërthyer në mallkime e akuza ndaj trupës gjyqësore.

Ata janë shprehur se birit të tyre pas këtij vendimi i ka lëvizur pllaka e mermerit në varr dhe se  gjykatësit  janë të korruptuar duke i mallkuar të kenë të njëjtin fat.

“Sot djalit tim i ka lëviz pllaka e mermerit në varr. Sa të kem jetë të gjithë ata që janë përlyer në këtë histori të ndryrë do të përgjigjen. Kjo është tallje, ai e theri, i nguli thikën dhe gjykatësi ndryshon kualifikimin e vrasjes, heq paramendimin, lë vrasje në bashkëpunim me dashje, që të abuzojnë me vendimin. Nuk i bëhet vonë që vdiq djali im, fatin tim të zi e provofshin gjykatësit, në radhë të parë”- tha nëna e Marvi Mihalit.

Ndërkohë që për mediat ka folur edhe babai, Pavllo Mihali:
“Mallkimi i tim biri i ndjektë këta plehra, si i ndërrojnë falsifikimin, c’është kjo drejtësi.” ka thene babai i Marvit.

Vrasja e Marvi Mihalit

Marvi Mihali u vra pas një sherri banal për një karikues me datë 31 korrik 2017.
Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt, por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar te Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin.

Mësohet se mes të rinjve të konfliktuar ka pasur një debat mes 19-vjeçarit Dejvi Bitraj dhe Marvi Mihalit (viktima) dhe mikut të këtij të fundit. Më pas, sherri ka percipituar pasi Dejvi Bitraj ka thirrur në ndihmë kushëririn e tij, Eugen Bitraj, 24 vjeç, i cili ka shkuar bashkë me 3 shokë të tjerë.

Pasi kanë rrahur Marvin në rrugicën para lokalit, Dejvi Bitraj e ka goditur me thikë në zemër duke i çarë aortën e zemrës. Marvin Mihali ndërroi jetë disa minuta më pas në spital.


 

 

Etiketa: denohen autoretgjykata jep vendiminmallkimi i prindervemarvi mihalivrasja e marvi mihalit
Pas

U vra për një karikues telefoni, Gjykata jep vendimin për vrasësit e Marvi Mihalit

Para

Dështojnë protestat e studentëve, Bashkia nis punimet në UBT (Video)

Para
Dështojnë protestat e studentëve, Bashkia nis punimet në UBT (Video)

Dështojnë protestat e studentëve, Bashkia nis punimet në UBT (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Media britanike “Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin, destinacionin bregdetar magjepsës në Shqipëri

Rama uron 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve

Ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë – Dyshohet gjakmarrje, një vit më parë i vranë vëllain në Belgjikë

Vrasje në pragun e shtëpisë/ Ekzekutohet 57-vjeçari në Lezhë

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.