Futbollisti i Kukësit Eduart Rroca nuk do të jetë më pjesë e ekipit verilindor duke filluar që nga ky moment. Njoftimin për largimin e futbollistit e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në facebook, në të cilin falenderohet futbollisti për kontributin e dhënë.
Kujtojmë se ditën e djeshme Kukësi u skualifikua nga gara për një pjesëmarrje të mundshme në Europa League duke u mundur me rezultatin e thellë 4-0 nga gjermanët e Ëolsburg. Ishte pikërisht Rroca, i cili humbi mbrëmjen e djeshme humbi një 11 metërsh, i cili mund të sillte rihapjen e ndeshjes pasi rezultati në atë moment ishte 2-0 në favor të Wolsburg.
NJOFTIM I KLUBIT: Mesfushori Eduart Rroca nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Pas një sezoni e gjysmë me fanellën e Kukësit, mesfushori i ka dhënë lamtumirën klubit dhe ndeshja ndaj Ëolfsburg, ishte e fundit për të me fanellën e Kukësit!
Kontrata e Rrocës përfundonte në muajin janar 2021, megjithatë pas një diskutimi me presidentin, klubi vendosi ta ointe të lirë për të vazhduar aventurën në kampionatin turk. Klubi i Instanbulspor AS shfaqi interes për futbollistin tonë dhe dëshira e futbollistit për të provuar një aventurë të re jashtë vendit, u mirëkuptua nga presidenca.
Futboll Klub Kukësi e falënderon Rrocën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën turke. Me fanellën e Kukësit, Rroca fitoi Kupën e Shqipërisë.