Presidenti Meta i është përgjigjur ministres së Drejtësië Etilda Gjonaj në lidhje me vendimin e KLD-së ditën e djeshme që refuzoi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e tre gjyqtarëve, Petraq Curri i Durrësit, Ergys Selmani i Fierit dhe Ken Dhima i Administratives së Vlorës.
Meta thotë në reagimin e tij se shpreh keqardhjen për refuzimin e kërkesë së MD-së. Ai thotë se mbështeti propozimin e ministres së Drejtësisë por kërkesën e saj e rrëzoi shumica.
Presidenti thotë se mbledhja tregon nevojën e krijimit të organeve të drejtësisë, pasi kjo gjendje tranzitore e KLD duhet të marrë fund sa më parë.
Kujtojmë që ministrja e Drejtësisë ditën e sotme reagoi ashpër në lidhje me vendimin e KLD-së duke thënë se dje ishte një ditë e zezë për këtë institucion.
“E djeshmja ishte një ditë e zezë për KLD. KLD si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe është kthyer në strukturë mbrojtëse të vetë gjyqtarëve. Me zbatimin pa kompromis të reformës në drejtësi vendime si ato të djeshme do të mbeten si pjesë e zezë e historisë”, tha Gjonaj.
Reagimi i Presidences
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi, i pyetur mbi reagimin që ka ky institucion, për vendimarrjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të datës 07.05.2018, ku në këtë mbledhje janë rrëzuar propozimet e Ministrit të Drejtësisë, për shkarkimin nga detyra të disa prej gjyqtarëve u shpreh se :
– Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, shpreh keqardhjen për mosmiratimin e propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e disa gjyqtarëve nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
– Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, që prej marrjes së detyrës si Kryetar i KLD-së, ashtu si dhe ditën e djeshme ka mbështetur në vijimësi të gjitha propozimet e Ministrisë së Drejtësisë ( propozime të ish-Ministrave të Drejtësisë, apo Ministres aktuale Gjonaj) për proçedimin disiplinor dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve, kërkesa këto aktuale, apo kërkesa të mbartura dhe të pashqyrtuara nga KLD-ja.
– Mbledhja e ditës së djeshme dhe vendimarrja e shumicës së anëtarëve të KLD-së për procedimin e gjyqtarëve tregon edhe njëherë nevojën ekstreme që ka vendi, për ngritjen dhe funksionimin sa më parë të organeve të reja të sistemit të drejtësisë që janë parashikuar nga reforma.
– KLD sot funksionon bazuar në dispozita tranzitore dhe kjo gjëndje duhet të marrë fund sa më parë.
– Ngritja dhe funksionimi i organeve të reja si; Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, do të vendosë çdo gjyqtar përballë një sistemi objektiv të llogaridhënies për veprimtarinë e tij.
– Shkeljet disiplinore të kryera nga disa gjyqtarë të shqyrtuara ditën e djeshme në KLD ishin më tepër se flagrante dhe me pasoja të rënda.
– Votimi i djeshëm për këto raste tregoi se KLD nuk i përgjigjet dot pritmërive të shoqërisë për reformimin e sistemit të drejtësisë.
Datë 08.05.2018
(B.H/Faxëeb)
Discussion about this post