Prej ditësh vendin tonë e ka përshkruar një valë të nxehti ndërkohë që dje është shënuar një temperaturë rekord . Në Berat temperatura në hije ka rezultuar të jetë 40.2 gradë Celsius.
Ndërkohë që edhe gjatë ditës së sotme pritet që temperaturat të jenë të larta dhe moti të jetë i kthjellët përgjatë gjithë ditës.
Parashikimi i meteoalb për ditën e sotme:
Vijon dominimi i kthjellimeve dhe temperaturave të larta në gjithë territorin shqiptar. Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta por grumbullime vranësirash të përkohshme do të ketë në zonat malore lindore.
Temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që maksimumi territorial të mbetet jo mbi 38ºC. Era do të fryjë e lehtë por mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe verior duke gjeneruar në brigjet detare, dallgëzim 1 – 2 ballë. (E.K/SHUPLAKA)