Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një konflikt me armë ndodhi në një nga lokalet më të njohura në Dhërmi, Havana, që sipas policisë, rezultoi pa dëme në njerëz.
Policia solli dhe versionin zyrtar të ngjarjes, ku kishte identifikuar dhe autorin e gjuajtjes me pistoletë në ajër, 23-vjeçari Emiljano Nina.
Emiljano Vasil Nina, banues në Tiranë i cili u arrestua nga policia si autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në Dhërmi, nuk është një emër i panjohur për policinë. Në Nëntor të vitit 2015, Emiljano Nina, është një nga personat e shoqëruar për vrasjen e ndodhur 3 vite më parë në një lokal në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj dhe u plagos Ismet Gazheri, ngjarje e ndodhur në restorantin “Muraga”, në zonën e Linzës. Emiljano Nina, në atë kohë vetëm 20 vjeç, u shpall në kërkim nga policia e Tiranës, si person i dyshuar për përfshirje në vrasjen. Por, pasi u shoqërua dhe u mor në pyetje, ai u la i lirë pasi u provua se nuk kiste gisht në vrasje. Për këtë ngarje, gjykata e Tiranës ka dënuam me 16 vite burgim si autor të vrasjes, Emiljano Tasho, tashmë 32 vjeç.
Historia:
Më datë 12.11.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasve Ervis Mustafa Martinaj, Emiljano Vasil Nina, Mirsad Rexhep Kuçanaj, ish efektiv policie dhe Bujar Shefqet Hasani, të datëlindjes 06.10.1982, 15.06.1995, 23.06.1987 e 11.07.1983, banues në Tiranë, me arsim të mesëm, sepse më datë 11.11.2015, ora 14.10, në Linzë, te lokali “Muraga” pronë e shtetasit Ismet Gaxherri, në ambientet e parkingut, pas një konflikti e në bashkëpunim, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Enton Ilir Nikaj, i datëlindjes 15.05.1985, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje me paramendim për hakmarrje, si dhe është plagosur me mjete të forta shtetasi Ismet Muhamet Gaxheri, i datëlindjes 21.06.1986, banues në Qesarak, me arsim të lartë. Autorët janë larguar me mjetin tip “Benz”, me targë AA 725 MD, p ? ronë e shtetasit Emiljano Nina. Në vendngjarje u gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54. Nenet 78, 25 e 278/5 të K.P. Nr. Unik TRDP 152154.
(E.K/FAXWEB.AL)