Taulant Balla ka mbërritur para pak minutash në ambientet e Ministrisë së Brendshme.
Ky takim mes tyre vjen një ditë pasi Balla në një konferencë tha se nëse akuzat e PD-së provoheshin atëherë Xhafaj do kishte përgjegjësi morale.
Balla në këtë takim shoqërohet dhe nga një tjetër deputet i PS-së, Erion Braçe. Ka pak të dhëna për takimin, po me siguri çështja e vëllait të Fatmir Xhafajt do të jetë kryefjala e takimit.
Në mungesë të Edi Ramës, i cili ndodhet prej disa ditësh jashtë vendit, sa në Itali, sa në Francë, duket se rolin e tij në krye të partisë e ka marrë Taulant Balla.
Dje u përfol në media se Xhafaj ka dhënë tashmë dorëheqjen dhe pritet kthimi i Ramës në Shqipëri për të bërë publik vendimin.
(E.K/FAXWEB.AL)