Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka publikuar sot detaje rreth personit Edi Lika, që u shoqërua dje në Durrës si administratori i kompanisë që kryente transport ndërkombëtar mbetjesh, dhe ku në njërën nga Tojotat, u gjetën të fshehura miliona euro.
Sipas deputetit, Lika ka pasur marrëdhënie të afërta me njerëz pranë qeverisë, dhe për këtë shkak ai i ka shpëtuar dhe burgut, pasi ka marrë një dënim me gjashtë muaj nga gjykata për dhunë në familje.
Salianji: Edi Lika nuk është dënuar pasi shkruan statuse në fb ‘policia eshte me ne’.
(E.K/FAXWEB.AL)