Ditën e djeshme të rinjtë e LRI-së dhe FRPD-së, pasi protestuan para Minsitrisë së Brendshme me një kërkesë të qartë, largimin e Fatimr Xhafaj, nga detyra, marshuan edhe para Kryeministrisë.
Në një zë të rinjtë e opozitës nga jashtë kryeministrisë kërkuan rrëzimin e qeverisë.
Me pankarda në duar si ‘Tirana-Kolumbi’, ‘Poshtë qeveria e krimit’’, ata patën një përballje fizike me policinë.
Ditën e sotme policia ka njoftuar se 25 të rinjë të cilët organizuan këtë marshim para kryeminsitrisë, do të ndiqen penalisht.
Mësohet se akuza që rëndon mbi të rinjtë është për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, si dhe për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.
Njoftimi i plotë:
“Më datë 11.06.2018, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, proceduan penalisht shtetasit :V., 27 vjeç, O. M., 28 vjeç, J. M., 22 vjeç, B. L., 30 vjeç, H. I., 32 vjeç, G. M., 35 vjeç, F. B., 23 vjeç, S. Sh., 35 vjeç, F. D., 23 vjeç, A. L., 28 vjeç, A. B., 34 vjeç, S. M., 28 vjeç, B. K., 28 vjeç, R. D., 31 vjeç, M. D., 21 vjeç, D. Z., 22 vjeç, S. V., 32 vjeç, A. N., 47 vjeç, E. M., 25 vjeç, Sh. B., 29 vjeç, G. N., 34 vjeç, L. H., 32 vjeç, K. M., 32 vjeç, A. D., 21 vjeç dhe F. K., (banues në Mamurras dhe Tiranë)
Këta shtetas, ditën e djeshme rreth orës 18:30, nga Ministria e Brendshme në drejtim të Kryeministrisë, kanë organizuar një tubim të paligjshëm dhe kanë vazhduar duke prishur rendin dhe qetësinë publike edhe pas lajmërimit të bërë nga ana e Policisë për shpërndarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime e grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 262/1 e 274 të Kodit Penal.”
(E.V/Faxweb.al)