23:04 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dje ultimatum drejtuesve në qarqe, sot ministri Demiraj takohet me kryeprokurorin Llalla

10:10 | 25/05/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dje ultimatum drejtuesve në qarqe, sot ministri Demiraj takohet me kryeprokurorin Llalla

Ditën e sotme Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj pritet të takohet me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Mes tyre padyshim që do të diskutohet në lidhje me situatën e krimit dhe të drogës në vend.

Demiraj e ka marrë postin që prej të martës dhe pritet që në ditët në vijim të ketë disa takime në lidhje dhe me situatën e organizmit të zgjedhjeve.

Dje ai takoi drejtuesit e policive në rrethe me të cilët dha dhe një ultimatum, asnjë të përfshirë në fushatë.

Gjatë takimit dje Demiraj ka theksuar tre prioritetet:

– Garantimi i një procesi zgjedhor me standarde të larta profesionale nga ana e Policisë së Shtetit. Mospjesëmarrja dhe mos përfshirja e Policisë së Shtetit në aktivitetet e partive politike dhe fushatës zgjedhore, si një prioritet madhor. Përkushtimi i çdo strukture policore në të gjithë Shqipërinë për të zbatuar me përpikëri misionin kushtetues, ligjin për Policinë e Shtetit dhe Kodin Penal.

Ministri nënvizoi se cilido person me uniformë dhe pa uniformë pjesë e strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që përshihet në fushata duke shkelur parimet kushtetuese dhe ligjet që garantojnë procesin zgjedhor, do të mbajë përgjegjësi administrative dhe penale me largim nga detyra dhe ndjekje penale. ‘Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike është vepër penale dhe dënohet me burgim’, u shpreh ai.
– Ashpërsimi i luftës kundër kanabisit në çdo pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë. Ministri tha se duhet të vijojë intensifikimi në luftën ndaj fenomenit, sidomos në parandalimin e saj në mbjellje apo kultivim. ‘Kontrolli i territorit është detyrë që çdo individ me uniformë policore duhet të angazhohet maksimalisht. Çdo tolerim ndaj këtij fenomeni do të penalizohet rreptësisht. I gjithë zinxhiri drejtues i policisë së shtetit do të mbajë përgjegjësi sipas përcaktimeve të ligjit’, tha ai.

– Tek forcimi i sigurisë dhe rendit publik gjatë sezonit turistik. Demiraj kërkoi angazhim maksimal nga Policia e Shtetit për të garantuar rendin dhe qetësinë publike gjatë këtij sezoni veror dhe një përqendrim të veçantë në drejtim të parandalimit të aksidenteve dhe përmirësimit të qarkullimit rrugor.

 (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Adriatik Llalladritan Demirajministria e brendshmetakim
Pas

Evi Reçi moderatore e një emisioni në Itali, ku do ta shihni këngëtaren shqiptare (FOTO)

Para

PDS-ja dhe LSI-ja marrëveshje për zgjedhjet e Qershorit, Vasili: Bashkëpunimi do zgjas dhe në qeverisjen e ardhshme

Para
PDS-ja dhe LSI-ja marrëveshje për zgjedhjet e Qershorit, Vasili: Bashkëpunimi do zgjas dhe në qeverisjen e ardhshme

PDS-ja dhe LSI-ja marrëveshje për zgjedhjet e Qershorit, Vasili: Bashkëpunimi do zgjas dhe në qeverisjen e ardhshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

“Mandati 10 dhe 11 i konsoliduar”/ Balluku: Preferoj të pres kutinë e fundit

PS dominon edhe te votat e Diasporës, Nisma Shqipëria Bëhet forcë e tretë me 8.4%

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

Zgjedhjet në Gramsh/Qytetarë në votime, PS ruan epërsinë me 7,737 vota

Video/Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, shkak një fletë votimi e pavlefshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.