Cristiano Ronaldo është paraqitur sot në qendrën stërvitore të Juventus, aty ku ka kryer edhe vizitat mjekësore para fillimit të sezonit, ashtu siç kanë bërë edhe lojtarët e tjerë të kthyer nga pushimet pas Botërorit.
Ronaldo ishte i pari që shkoi në qendrën stërvitore, ndërsa pas tij erdhën edhe Higuain, Betancour, Cuadrado, Douglas Costa dhe Paulo Dybala. I vetmi që mungon akoma është finalisti me Kroacinë, Mario Mandzukic.
Duke qenë se ekipi i Juventus është në SHBA për turneun International Champions Cup, sot kanë qenë prezent vetëm këto lojtarë që kanë kaluar më shumë kohë së bashku dhe në qetësi.
Bentancur ??, Douglas Costa ??, Cuadrado ??, Dybala, Higuain ?? e Cristiano Ronaldo ??: primo giorno di lavoro per i nazionali, tra JTC e JMedical! ?#ForzaJuve pic.twitter.com/3Ge2pugb6D
— JuventusFC (@juventusfc) July 30, 2018