11:02 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Djegia e flamurit shqiptar në Athinë, Ministria e Jashtme thërret sërish ambasadoren greke Eleni Surani

17:17 | 31/10/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gjaku rrjedh dhe kërkon hakmarrje”, protestuesit grekë djegin flamurin shqiptar në Athinë (VIDEO)

Vrasja e 35-vjeçarit gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA, ka sjellë një sërë reagimesh si në Shqipëri ashtu edhe në shtetin helen.

Një grup qytetarësh grekë prej ditësh kanë protestuar kundër vrasjes së Kostantinos Katsifas, ndërsa mbrëmjen e djeshme në protestat e zhvilluara në sheshin “Sintagma” të Athinës u dogj edhe flamuri shqiptar.

Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka thirrur sërish ambasadoren greke në Tiranë Eleni Surani. MEPJ i ka kërkuar asaj të distancohet nga këto ngjarje, si dhe i ka kërkuar që Greqia të sigurojë jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë në Greqi.

Kujtojmë se ditën e dielë, pas vrasjes së Kostantinos Katsifas, u protestua me thirrje antishqiptare edhe para ambasadës sonë në Athinë.

Njoftimi i plotë i MEPJ:

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Greqi, duke nisur nga alarmi për bombë pranë Ambasadës tonë në Athinë, djegia e bizneseve shqiptarë, protesta para ambasadës dhe konsullatës tonë si dhe djegia e flamurit kombëtar.

Ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve.

MEPJ nënvizoi gjithashtu nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Forcohet imuniteti i deputetëve, socialistët e bëjnë veten ‘të paprekshëm’ nga ligji

Para

Festivali i 57-të në RTSH, Inva Mula zbulon risitë: Nata e dytë performancë, si në Eurosong

Para
Abuzimet me tenderat, Tabaku: Mund të ishin kursyer 40 milionë euro, kompania e baxhanakut të Ramës…

Festivali i 57-të në RTSH, Inva Mula zbulon risitë: Nata e dytë performancë, si në Eurosong

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e parë në Europë dhe një prodhues masiv emigrantësh

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra, 3 ende aktive

Foto/ Vrasja në Shkopet, dy vëllezër nga Tropoja nën hetim për ngjarjen

Berisha në konferencën për integrimin në BE: Prioriteti ndaj stabilokracisë i hap rrugën autokracisë

Tomi Huhtanen: Nuk mund të ketë integrim pa sundim të ligjit.Krimi, korrupsioni dhe abuzimet nuk fshihen dot nën qilim

Po digjte mbeturina në oborr, humb jetën tragjikisht 78-vjeçari në Kurbin

Terror në Iran: Vrasje dhe arrestime, Khamenei hakmerret ndaj “spiunëve”

Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

Fier/ Zaptoi hapësirën publike në plazhin e Darëzezës, policia sekuestron 62 çadra e shezlongë! Nën hetim 41-vjeçari

Korçë/Finalizohet operacioni “Split”, arrestohet 21-vjeçari që shiste kanabis në doza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.