Drejtori i televizionit Fax News, Enton Abilekaj i ftuar në “Natë me Xhaxhiun”, për të diskutuar mbi aktualitetin politik ku opozita vendosi që të djegë mandatet parlamentare, u shpreh se ky ishte një vendim i drejtë nga partitë opozitare.
Duke përmendur përgjimet e publikuara nga ‘VOA’ për blerje votash nga maxhoranca gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, Abilekaj theksoi se kjo tregon se ne nuk kemi një qeveri që shpreh vullnetin e popullit.
“Kemi të bëjmë me një situatë të veçantë. Pas dorëzimit të mandateve mund të radikalizosh në një mënyrë tjetër, me protesta deri sa qeveria të reflektojë për këtë krizë politike të krijuar.
Është një hap shumë më i drejtë se protesta e së shtunës. Për sa i përket LSI-së nuk ka argument që të mbante mandatet. Dorëzimi i mandatëve është e vetmja mënyrë që krizën e përfaqësimit ta shëndërrosh në krizë politike.
U tha se ka eksponetët dhe përfaqësues politikë të maxhorancës kanë qenë duke diksutuar blerjet e votave si dhe kontrollin e blerjes së votave. Këtu ka një krizë përfaqësimit. Kjo maxhorancë nuk shpreh vullnetin e popullit. Është një skuadër që ka vjedhur fitoren për të ardhur në pushtet. Kështu që është një krizë përfaqësimi që duhet ta shndërrosh në krizë politike.
Kishte disa deklarata nga deputetët e PS-së të nxitur nga Rama që dolën duke u gëzuar për djegien e mandateve. Besoj se gëzimi i tyre është i pamundur. Hapi i parë do të ishte mbyllja e dosjes 339. Sepse këtu kemi një skemë manipulative.”– u shpreh Abilekaj.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post