Një tjetër mjet është përfshirë nga flakët pak para mesnatës në qytetin e Elbasanit.
Mjeti fuoristradë tip ML mësohet se është përfshirë nga flakët pranë universiTetit të Elbasanit, në një zonë mjaft të banuar. Mjeti ishte parkuar në trotuar. Ngjarja shkaktoi jo pak panik në zonë.
Mjeti ishte me targë AA 199 PV, në pronësi të shtetasit Endrit Ceka. Ceka nuk është një emër i panjohur për blutë e Elbasanit, pasi në vitin 2016 ai është arrestuar për shkak se ka kanosur dhe plagosur një qytetar. Ai ka vepruar së bashku me të vëllanë e tij, i cili u shpall në kërkim asokohe.
Ky është mjeti i tretë që digjet në pak ditë në qytetin e Elbasanit, raporton ”Faxëeb.al”.
Policia njofton se: Më datë 06.05.2018, rreth orës 23:00, në lagjen “Visarion Xhuvani”, është tentuar të digjet mjeti “Benz” me targa AA199 PV, në pronësi të shtetasit E. Ç, 33 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” ,Elbasan.
Pronari i mjetit ndodhej në një lokal dhe kur ka parë mjetin që po merrte flakë ka ndërhyrë menjëherë së bashku me shokët e tij ku dhe kanë shuar zjarrin në kohë pa u dëmtuar mjeti.
Ky është rasti i tretë në pak ditë në elbasan që digjen mjete në mënyrë të qëllimshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një tentativë zjarrvënie të qëllimshme .
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post