Agjencia Rajonale e Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër ka nisur monitorimin e ndotjes së ajrit në qytetin e Vlorës.
Makina e cila bën matjet e ndotjes është vendosur pranë pikës së grumbullimit të mbeturinave dhe pritet që ditën e enjte të përfundojë analizimin e situatës së ajrit.
Ndotja nga zjarri ne mbeturina është e madhe thonë burime nga kjo Agjenci. Të enjten përpunohen të dhënat dhe pritet të nisin procedurat për masat që do të merren.