Janë arrestuar në flagrancë dy drejtues mjetesh në qytetin e Durrësit.
Njëri prej të arrestuarve, shtetasi L. B., 49 vjeç, është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe si rrjedhojë është përplasur me një automjet tjetër duke i shkakltuar dëme materiale.
Ndërsa shtetasi Q.T 54 vjeç banues në Sukth është arrestuar pasi ka aksidentuar shtetasin Rr.J 54 vjeç i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë. Pas aksidentit , drejtuesi i mjetit tip ‘Ford’ është larguar nga vend ngjarja, por fatmirësisht 54 vjeçari i aksidentuar ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në Durrës raportohet të ketë marrë flakë një automjet tip ‘Audi’ në pronësi të shtetasit R.H, por shkaku nuk dihet.
Njoftimi i Plotë
Durrës
Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
L. B., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.
Q. T., 54 vjeç, banues në Sukth, pasi në Sukth, duke drejtuar metrin tip “Ford”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, biçiklistin me iniciale Rr. J., 56 vjeç, banues në Sukth, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
—
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 06.05.2021, në orën 03:50, në lagjen nr. 13, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit R. H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.