15:03 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Djemtë e mirë të tillë janë”, fjalët e babait të Ergi Dinit për djalin e pronarit të hotelit që humbi jetën pas shpërthimit në Velipojë

17:19 | 31/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Djemtë e mirë të tillë janë”, fjalët e babait të Ergi Dinit për djalin e pronarit të hotelit që humbi jetën pas shpërthimit në Velipojë

Veprimi i guximshëm, deri në vetëflijim, i djalit të pronarit të resortit që shpërtheu në flakë në Velipojë për të shpëtuar babain e tij, ka ngacmuar vëmendjen e babait të këngëtarit të ndjerë Ergi Dini, I cili humbi jetën në një aksident me motor.

Dashamir Dini shkruan se djem të tillë si Hektori janë të padukshëm, të mirë, të thjeshtë ashtu si shpirti shqiptar. Ai e quan Hektor Zenunin, që akoma ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të djegjes në masë të madhë, më shumë se hero.

SHKRIMI I PLOTË:

 ‘Ah, djemtë tanë!

Kushtuar djalit të mrekullueshëm Hektor Zenuni

Ah, djemtë tanë! Krenaria, por jo rrallë edhe turpi i baballarëve.

Na dëshpërojnë kronikat e zeza të TV-ve, kur shohim se djali vret prindërit, se një tjetër vret nënën, se një i tretë merr pistoletën dhe qëllon mbi të ëmën e vret pa mëshirë babain…E kështu me radhë.

Dhe dëshperimi u shtohet halleve të tjera, e na bën të mbytemi në mosbesim për të ardhmen, në mosbesim për “brezin që po rritet”…

Por Hektor Zenuni, biri i pronarit fatkeq që humbi jetën në incidentin e Restorant “Kavaljeros” në plazhin e Velipojës në Shkodër, para pak ditësh, thotë:”Jo! Nuk është ashtu!”.

Ai sulet përmes flakëve që kishin përfshirë lokalin, për të shpëtuar të atin, i vetëdijshëm se po hynte  në gojën e vdekjes së sigurtë edhe vete, duke i ofruar fatit jetën e vet, për atë të babait.

A duhet ta quaj hero? Jo!

Është shumë më shumë,

Është Modeli i një Djali të Mrekullueshëm, që ne të gjithë e ëndërrojmë dhe përpiqemi ta krijojmë tek djemtë tanë, me shembullin më të zgjedhur nga vetja dhe dashurinë pa fund.

Nuk e kam njohur asnjëherë më parë këtë djalë simpatik, me trup atleti dhe fytyrë njerëzore.

Sepse djemtë e mirë të tillë janë. Të thjeshtë dhe të padukshëm, siç është vetë shpirti i mirë shqiptar.

Një djalë të tille kisha edhe unë. Një djalë të tillë ke edhe ti…edhe ti…edhe ti….’ Shkruan bababi i këngëtarit të ndjerë Ergi Dini

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

Etiketa: babai ergi dinit
Pas

Rrahja e kirurgut në Shkodër, reagon ministri i Shëndetësisë: Siguroni spitalet

Para

Largohet nga LSI, Arben Maloku: Rikthim te familja ime në PS

Para
Largohet nga LSI, Arben Maloku: Rikthim te familja ime në PS

Largohet nga LSI, Arben Maloku: Rikthim te familja ime në PS

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasja për emërimet në Kushtetuese, KED pezullon vakancën për vendin e Elsa Toskës: S’u plotësua numri prej 3 kandidaturash!

Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Fier, Prokuroria nis hetimet ndaj pronarit dhe specialistit teknik të OSHEE

E rëndë në Tiranë! Dyshohet se konsumoi fotoksinë, përfundon në spital 60-vjeçarja

Turizmi në Shkodër/Prefektja kërkon masa, bashkitë duan financime

Nënshkrimi i parë nën “epokën” Tare, Milani rikthen në stol trajnerin e njohur

Rama u shfaq krah mikut të tij në Gjermani, Berisha: Urimi i Elmar Brok për të është ironi

Rama në ceremoninë e akordimit të çmimit “Karli i Madh” për presidenten e KE, Ursula von der Leyen

Berisha: Shkeljet janë flagrante, kurrë ne nuk do të ftonim diasporën të votonin me një postë që kalon nga Posta Shqiptare

Berisha: Pamjet tregojnë se vota e diasporës është në duart e patronazhistëve, të drejtuar nga Taulant Begajaris

Krimi ndërkombëtar/3 shqiptarë i dorëzohen drejtësisë italiane për drogë dhe armë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.