12:56 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

DnV vëren intensifikim të fushatës, shpenzimeve dhe gjuhës së urrejtjes

13:52 | 01/02/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
DnV vëren intensifikim të fushatës, shpenzimeve dhe gjuhës së urrejtjes

Rrjeti i organizatave joqeveritare në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) ka thënë të shtunën se në javën e tretë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është vërejtur një intensifikim i aktiviteteve partiake. Njësoj, ky rrjet ka thënë se është intensifikuar edhe gjuha nxitëse dhe e urrejtjes.

Fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht më 11 janar dhe do të zgjasë deri në ditën kur të hapen qendrat e votimit. Sipas DnV-së, fushata në javën e tretë ka qenë e qetë, përveç një rasti në Skenderaj, ku është tentuar të pengohet një tubim i Lëvizjes Vetëvendosje – parti aktualisht në pushtet. Disa qytetarë atje kanë tentuar të pengojnë grumbullimin e këtij subjekti partiak dhe kanë përdorur mjete piroteknike.

Violeta Haxholli nga DnV ka tërhequr vërejtjen që situata të tilla rrezikojnë të përsëriten në ditët e fundit të fushatës, kur partitë politike të organizojnë takime përmbyllëse. Ajo ka thënë se organizata që përfaqëson, e ka dënuar incidentin në Skenderaj, pasi ka qenë në kundërshtim me lirinë e grumbullimit dhe parimet e demokracisë, dhe i ka thirrur subjektet politike në përgjegjësi, duke u kërkuar të përmbahen nga gjuha nxitëse.

Disa qytetarë kanë protestuar para vendit ku ishte planifikuar të deklarohej Albin Kurti – kryeministër i Kosovës, i cili synon edhe një mandat në këtë pozitë – si dhe janë dëgjuar duke bërtitur “Thaçi, Thaçi”, referencë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që tradicionalisht ka qenë në krye të garës në Skenderaj.

Në zgjedhjet e vitit 2021, PDK-ja pati siguruar 70.9 për qind të votave në këtë komunë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje 20 për qind. Mes tjerash, Haxholli ka përmendur se në javën e tretë të fushatës është rritur edhe numri i shpenzimeve të partive për sponsorime në rrjetet sociale – në vlerë të rreth 50 mijë eurove. Partitë politike në Kosovë kanë të drejtë të shpenzojnë mbi dy milionë euro në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ose jo më pak se një euro për një votues të regjistruar.

Kështu është e përcaktuar me rregulloren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e miratuar në muajin gusht të vitit të kaluar. Rregullorja specifikon se në zgjedhjet e përgjithshme, ato lokale dhe për kryetarë të komunave, kufizimi i shpenzimeve do të jetë në jo më pak se një euro për votues.

Partitë politike financohen nga dy burime – nga buxheti i shtetit dhe nga donatorët e jashtëm – në formë të parave të gatshme ose përmes kontributeve në mallra dhe shërbime. Financimi nga buxheti i shtetit bëhet çdo vit përmes Fondit për Mbështetjen e Subjekteve Politike. Ky fond në buxhetin e këtij viti – prej 3.6 miliardë eurosh – ka vlerën e 4.8 milionë eurove.

Mjetet nuk janë shpërndarë ende për këtë vit, sepse rekomandimi i propozuar nga Zyra e Partive Politike në kuadër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk i ka marrë votat e nevojshme nga anëtarët e KQZ-së. Përpjekje të reja pritet të ketë në muajt në vazhdim.

Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike e kishte vlerën e njëjtë edhe vitin e kaluar: 4.8 milionë euro.

Ndarja bëhet në bazë të përfaqësimit të partive politike në Kuvendin e Kosovës, që ka gjithsej 120 ulëse.

Me Rregulloren për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve dhe Deklarimin Financiar, partitë politike kanë të drejtë të pranojnë kontribute shtesë për fushatë nga persona fizikë dhe juridikë.

Personat fizikë mund të japin deri në 2.000 euro, ndërsa ata juridikë jo më shumë se 10.000 euro.

Vëzhguesit e zgjedhjeve kanë ngritur shqetësime disa herë për transparencën e donacioneve që marrin partitë politike.

Pas

“Ata lehin, ne ecim para”, Rama të rinjve: Dyfishoni punën! T’i themi JO Shqipërisë në gropë, PO atdheut tonë në Europë

Para

Derbi ndaj Milanit, Inzaghi: Besoj te fitorja, jemi përgatitur, duhet të tregojmë vazhdimësi

Para
Derbi ndaj Milanit, Inzaghi: Besoj te fitorja, jemi përgatitur, duhet të tregojmë vazhdimësi

Derbi ndaj Milanit, Inzaghi: Besoj te fitorja, jemi përgatitur, duhet të tregojmë vazhdimësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni “Koordinata” në Kukës/Arrestohet një 60-vjeçar për kultivim kanabisi, procedohet kryeplaku i fshatit për shpërdorim detyre

Berisha: Vëzhgues ndërkombëtarë janë kërcënuar nga Rama – presione të jashtëzakonshme për të mbuluar farsën elektorale

Berisha publikon pamje të kartave të identitetit të hedhura në Petrelë: Krime elektorale të mbrojtura nga Altin Troplini

Rrëfimi i Tafanit: Bashaliun e qëllova 6 herë, dy plumba në gjoks dhe katër në kurriz! Armën TT e bleva 1 mln lekë te…

“Makina u mor me armë në dorë, i thamë jemi policia” /Zbardhen skenat e frikshme nga grupi i Laert Haxhiut

Akuzohet për pengim të drejtësisë, mbahet seanca për Ahmed Kalanë

“E qëllova 6 herë me pistoletë”, Artan Tafani rrëfen krimet: Pasi ekzekutimit të Albi Bashaliut lëvizëm me makinën e viktimës

Qeveria e Kosovës pranon kërkesën e SHBA për strehimin e emigrantëve nga vendet e treta

Regjistrimet në kopshte e çerdhe! 5900 kërkesa në njësitë publike që nga 2 qershori

Berisha reagon ndaj zgjatjes së hetimeve për Ilir Metën: Akt politik dhe kriminal – Rama dhe Troplini do të përgjigjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.