Gazetari i ‘’Bild’’ Peter Tiede përmes një tjetër postimi në rrjetet sociale shkruan se përgjimet për krimet elektorale në vendin tonë do të bëhen publike pasditen e sotme.
Tiede shkruan mbi lajmin e shoqërimit me forcë të Bashës, për t’u marrë në pyetje në Prokurori, teksa thotë se nuk mund të mposhtësh kundërshtarët sa herë që publikohen bisedat.
“Sapo mësova se qeveria e Shqipërisë po mendon arrestimin e kryetarit të opozitës për të tërhequr vëmendjen nga përgjimet telefonike për manipulimin e zgjedhjeve 2017, për të cilat do të publikojmë foto më vonë.
Pyetja është: a dëshiron qeveria të arrestojë opozitën çdo ditë për të tërhequr vëmendjen nga përgjimet? Ne nuk do të nxitohemi: po i verifojmë me kujdes materialet për të publikuar vetëm fakte të sakta.
Siç ju thashë, sot pasdite vonë”, shkruan mes të tjerave Tiede.
(E.K/Faxweb.al)