Themeluesja e fondacionit “Down Syndrome Albania”, Emanuela Pepkola Zaimi ka reaguar pas gjuhës së përdorur nga deputeti i PS-së Alket Hyseni. Deputeti i PS-s e quajti ish-kryeministrin Berisha “Plak Autik”, pasi ky i fundit publikoi një foto të Hysenit i cili ishte pritur në Ksamil nga Valbona Oruci, e cila është motra e Dino Muhaj i akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj në fshatin Rabije të Tepelenës në fillim të muajit shtator.
Emanuela Pepkola Zaimi i drejtohet komisionarit për mbrojtjen nga Diskriminimi, e Vasilika Hysit që të reagojnë ndaj fjalorit të Hysenit. “Të mos guxojë me politikan të përdorë gjendjet e femijeve tanë për fyerje”, shkruan drejtuesja e shoqatës.
Postimi i plotë:
“#AlketHyseniJepniDoreheqjen
Nga ky moment e deri sa te behet realitet une do te bej te pamunduren qe ky deputet te jape doreheqjen e te mos jete me perfaqesues i popullit shqiptar dhe i paguar me taksat tona.
Te mos guxoje me politikan te perdore gjendjet e femijeve tane per fyerje.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi REAGO!
Vasilika Hysi te lutem reago ne cilesine e zv/kryetares se Kuvendit
European Union in Albania please react!
Sot mua e Zela Koka na doli rryli ne seance degjimore te komisionit per arsimin, per
nje buxhet qe siguron mundesi te barabarta per arsim cilesor te femijeve tane.
Pas nje dite te tille, ne vend qe te jesh e qete e te fokusohesh ke femjet e tu, te duhet te merresh me politikane cnjerezore qe hane buke nga taksat e tua dhe qe te shumezojne te gjithe punen me zero”, shkruan Emanuela Pepkola Zaimi .
(B.H/Faxweb)