Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në emisionin “Opinion” për të folur për rezultatin e zgjedhjeve, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama për përdorimin e policisë në fushatë dhe blerjen e votive. Por gjithashtu Vasili nuk ka amnistuar as Bashën dhe PD-në, Vasili deklaroi se Basha nuk tha asnjë gjë për dhunën dhe blerjet e votive që bënte PS gjatë fushatës.
Ai gjithashtu bëri ironizoi Partinë Demokratike në lidhje me modelin e të bërit opozitë. Pas pyetjes së Blendit nëse LSI do bënte opozitë së bashku me Partinë Demokratike, Vasili, me ironi pyeti Fevziun se kur ka vendosur të bëjë opozitë PD.
“Pse, paska vendosur të bëjë opozitë Partia Demokratike”, pyeti Vasili. (B.H/Shuplaka)