Policia në Elbasan ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes pasi do të monitorohen nga pajisje inteligjente.
Gjatë një njoftimi për mediat, policia bën me dije se do të ngrihen pika kontrolli.
DVP Elbasan/Njoftim
Ju njoftojmë se më datë 04.02.2022, në orën 15:10, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, në afërsi të servis “Kadiu”, nga specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimin Taksforcë Tiranë, do të ngrihet pikë kontrolli me pajisje inteligjente, me kohëzgjatje 1 orë.