07:03 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Do duhet një ditë të ndalojmë…

21:30 | 04/01/2017
në Te Gjitha
0
Do duhet një ditë të ndalojmë…

Nga Ilir Hoxholli

Do duhet një ditë të ndalojmë këtë spirale vetshkatërruese që po na merr çdo vlerë. Lajmet se me kë flen filan këngëtar ose këngëtare, provokimet e tyre duke dalë në profilet e tyre të zhveshura, të përcjella në rrjete sociale si provokime, ku pas një rasti sporadik, shtohen në raste të shumta, si një sukses ku zërat që i kundështojnë vijnë në rënie si të pafuqishëm apo të prapambetur.

Pastaj këto modele ndiqen nga njerëz të thjeshtë që pse jo ëndërrojnë të bëhen dikushi në mënyrën më të lehtë, për të cilën nuk kanë asnjë meritë për fizikun e tyre. Nuk më shqetësojnë këta individë, por promovimi i tyre në shoqëri është i frikshëm në termat, “ka të drejtën e saj/tij”, “drejtat e njeriut”, “moderniteti” “është kohë tjetër”. Po dorëzohemi përballë modeleve të tilla?

Lexova para disa ditësh që një shqiptar nga Amerika kishte ndihmuar 150 familje në Pukë, lajmi nuk pati përkrahje në rrjete sociale, shumë bashkatdhetarë mund të nxiten, a nuk është ky një model që duhet përhapur?

Shumë të rinj mbjellin pemë, nuk i mbjellin për vete, sepse të gjithë kemi nevojë për oksigjen, po keta nuk kane aspak vëmendjen e një këngëtareje apo prezantuese që hedh një foto. Pse? A nuk kemi dëshirë për një jetë cilësore, a nuk duam t’i rrisim të shëndetshëm fëmijët tanë? Kanë ndryshuar kohët? Pafuqia jonë për të ruajtur vlerat ia drejtojmë gishtin “Kohës” si një dorëzim vlerash.

A mund të jenë të ndara një femër që bëhet e famshme nëpërmjet formave fizike, nga respekti ndaj prindërve? Ajo hedh foto në të gjitha skajet e botës, makina lluksoze, dreka, darka, duke u servirur si model edhe ndaj një vajze që familja nuk ia plotëson dot kërkesat. Ajo dëshiron të ketë një jetë si shoqet e saj. Ajo mund t’i urrejë prindërit e saj se nuk ia dhurojnë dot këtë jetë të kushtueshme. Këto modele po i përhapim vetë, në respekt të të drejtave të saj, por nëse ajo ka drejtë të dali si të dëshirojë, a nuk paskemi ne të drejtë si shoqëri ta refuzojmë përhapjen e këtij modeli?

Duhet forcë për ta refuzuar në një shoqëri ku edhe humori ka marrë doza tragjike, ku promovohen njerëz me probleme mendore, për të cilët shoqëria duhet t’i kishte në përkujdesje, e jo t’i shihnim si argëtim. Në këtë spirale argëtuese pa limite, ku pasojat do t’i vuajme ne, kur të kemi nevojë për një gotë ujë në pleqëri, pyetja që lind për fëmijët tanë është: a do kenë ndonjë rrobë të veshur në trup kur të dalin rrugëve dhe si do ecin në jetë ata që nuk e kanë trupin e mirë?

*Aktivist i “Fundjavë Ndryshe”

Etiketa: Ilir Hoxholli
Pas

Arrestimi i Ramush Haradinajt, Kosova notë verbale Francës

Para

Miliona nga Kina edhe për Wesley Sneijder, agjenti zbulon shumën

Para
Miliona nga Kina edhe për Wesley Sneijder, agjenti zbulon shumën

Miliona nga Kina edhe për Wesley Sneijder, agjenti zbulon shumën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.