01:35 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do e mbajmë gjallë marrëveshjen”, Merkel takon Putin dhe e porosit: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore

20:49 | 11/01/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Do e mbajmë gjallë marrëveshjen”, Merkel takon Putin dhe e porosit: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore

Kancelarja gjermane Angela Merkel përsëriti të shtunën thirrjen drejtuar të gjitha palëve që respektojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin. Pak ditë më parë Teherani njoftoi se do të tërhiqet edhe më tej nga angazhimet në kuadër të marrëveshjes, duke pasuruar uranium pa kufizime.

Sipas një marrëveshje të ndërmjetësuar në 2015-n, Irani ra dakort me Kinën, Francën, Gjermaninë, Rusisë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara që të kufizojë programin e tij bërthamor.

“Ne u pajtuam që të bëjmë gjithçka për të ruajtur marrëveshjen. Gjermania është e bindur që Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore“, tha zonja Merkel gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidentin Rus Vladimir Putin në Moskë ditën e shtunë.

“Për këtë arsye ne do të vazhdojmë të gjitha përpjekjet diplomatike për ta mbajtur gjallë këtë marrëveshje, që sigurisht nuk është perfekte, por është një marrëveshje dhe përfshin angazhime nga të gjitha palët“, siç tha ajo.

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, të cilat të premten vendosën saksioneve të reja ekonomike ndaj Iranit, evropianët i kanë dhënë Teheranit më shumë kohë për të shmangur prodhimin e armëve bërthamore nga ana e tij.

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri të ditur gjithashtu se bisedimet për paqe në Libi do të mbahen në Berlin, në një kohë kur si Ankaraja ashtu si dhe Moska u kanë bërë thirrje fraksioneve ndërluftuese atje që të arrijnë një marrëveshje armëpushimi. Zonja Merkel tha “se shpresojmë që përpjekjet e përbashkëta nga Rusia e Turqia të jenë të suksesshme dhe se
së shpejti do të dërgohen ftesat për një konferencë në Berlin
“./ VOA

Pas

Pas lëkundjes 6.4 ballë, Puerto Riko goditet sërish nga tërmeti i fuqishëm

Para

VIDEO/ Aksident i frikshëm: Makina përplas motorin e fluturon 5 metra në ajër, shoferi filmon momentin tragjik

Para
VIDEO/ Aksident i frikshëm: Makina përplas motorin e fluturon 5 metra në ajër, shoferi filmon momentin tragjik

VIDEO/ Aksident i frikshëm: Makina përplas motorin e fluturon 5 metra në ajër, shoferi filmon momentin tragjik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.