12 anëtarë të familjes Shotaj në zonën e Alliasit në Tiranë, jetojnë në kushte eksremisht të vështira ekonomike, me të paktën 3 persona me aftësi të kufizuara. Në një banesë jetojnë 3 kurorë, përfshirë 5 fëmijë të mitur, ku dhomat janë me lagështirë dhe pa ngrohje e asnjë kusht minimal.
Nuset e familjes tregojnë se këtë vit nuk kanë asnjë mundësi që të festojnë në mbrëmje, pasi nuk kanë asnjë të ardhur, ndërsa edhe për banesën paguajnë qera dhe fatura.
“Asnjë gjë me grosh, nuk na ndihmon asnjë njeri, jemi ankuar gjithandej, dhe na i sjellin ushqimet pas një viti. Jetojmë 12 vetë na këtë shtëpi”.
Gazetarja e Fax nees Jonida Omeri ka hyrë në ambientet e brendshme të banesës, ku gratë kanë treguar se jetojnë në nga një dhomë së bashku me fëmijët e tyre. “Flejmë të gjithë me një vend, nuk ka ajër, nuk e hapim derën se hyjnë minjtë, si kotec pulash, shihni si kanë rënë muret”.
“Bashkëshorti është i sëmurë, pa gojë dhe pa veshë, mezor po rrisim këta kalamaj, me të falur i kemi të gjitha”, rrëfen një prej anëtarëve të familjes Shotaj.
‘Ne nuk kemi shtëpi fare, jemi 12 veta këtu. Kur na sëmuren kalamajtë ka raste që nuk i çojmë në spital fare se nuk kemi para. Janë shumë të vështira kushtet, nuk më merr njeri me dorë të thyer në punë, nuk më merr njeri në punë, nuk është se përtoj. Ja siç e sheh vetë, gjithë lagështirë, nuk kemi çfarë të bëjmë, vetëm nga shteti kërkojmë ndihmë. Të vënë dorën për ne si për të gjithë të tjerët”.
Fax News në shenjë solidariteti me këtë familje, dërgoi disa ndihma ushqimore, që fëmijët e kësaj familje, të ndihen sadopak mirë, ndërkohë që apeli i tyre është për ti ndihmuar çdo shqiptar që ka mundësi, e veçanërisht shteti.
(E.K/Faxweb.al)