Deputetja e PL, Monika Kryemadhi doli nga ambientet e SPAK. Ajo tha se nuk ka pranuar të flasë para prokurorëve, por një gjë të tillë do ta bëjë vetëm para GJKKO.
Kryemadhi foli edhe për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, kur tha se po e iluminojnë me shpifje kundër saj. Ajo tha se nuk e ka uruar Metën për festën e fundvitit sepse nuk e lidh asgjë më me atë.