01:30 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Do isha i shqetësuar nëse Lulzim Bashën nuk do ta kisha marrë 25 herë nga zyra ime në telefon”, Rama tregon si do të veprohet tani me opozitën

22:29 | 27/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Do isha i shqetësuar nëse Lulzim Bashën nuk do ta kisha marrë 25 herë nga zyra ime në telefon”, Rama tregon si do të veprohet tani me opozitën

Kryeministri Rama i pyetur në Top Story nëse do të bëjë dicka tjetër tashmë që të mund të bindë opozitën që të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit, Rama u shpreh se nuk ka mbetur asgjë.

“Asgjë, Partia Demokratike ka kryetarin, liderin historik, ta mendojnë, ta vendosin, në datë 29 ora 12 e natës mbaron kjo histori pa fund. Secili mban përgjegjësitë e veta përpara historisë. Fillon bëhet me 18 qershor. Për këtë arsye duhet të votojnë se duhet të marrim hak për 27 vjet shkatërrime.

Sokol Balla: Po shkojmë drejt një skenari për zgjedhjet pa pjesëmarrjen e PD-së. Çfarë realisht do të ndodhë me koalicionin?

Edi Rama: Nuk vlen më sepse jemi regjistruar veç e veç por aksi PS-LSI është një aks strategjik, një vizion dhe program reformash. LSI edhe për shkak të presidentit të ri, edhe për një periudhë kohe ishte opozita e qeverisë. Ne kemi Saliun tonë, i cili është Ben Blushi një Sali me ndryshimin që Saliu ka lexuar shumë po s’mban mend asgjë ndërsa ky mban mend librat që ka shkruar vetë. Nga pikëpamja e qasjes s’mund të thuash që është opozitë e sajuar.

Sigurisht që mungesa e PD-së është një problem i madh për PD-në. Është liria që prodhon opozitën dhe nuk e prodhon PD, lirinë.

Sokol Balla: Në 18 qershor nuk ka kuptim t’ju bëj pyetjen a do i fitoni zgjedhjet?

Edi Rama: Nuk do kishte kuptim edhe po të ishte PD. Fituesi ishte i parashkruar duke pasur parasysh të gjitha anketimet. Lërë ça thonë këta kanabisi.

Pengesa e PD-së është lidershipi i PD-së, nuk është lidershipi i PS-së, aq më pak Ilir Meta dhe aq më pak ambasadorët dhe miqtë e Shqipërisë që kanë dashur ta fusin lidershipin e PD-së në rrugën e arsyes. Patjetër ky vend nuk mbetet pa opozitë as në parlamentin e ri. Opozitë si kjo që ne patëm mos e pastë askush nga pikëpamja e cilësisë.

Sokol Balla: Nuk dukeni i shqetësuar për mospjesëmarrjen e opozitës.

Edi Rama: Do isha i shqetësuar nëse Lulzim Bashën nuk do kisha marrë 25 herë jo personalisht por nga zyra ime në telefon, hajde flasim jo personalisht edhe për qeveri teknike. Do isha i shqetësuar nëse do kisha vënë kufij.  (M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: edi rama
Pas

Balla vlerëson PD-në, Paloka i kthehet: Po më bën të vjell!

Para

Berisha: Maqedonia drejt greminës, të ndërhyjnë ndërkombëtarët!

Para
Zyrtarët që kanë ndryshuar emrat, nga Sali Berisha te Tërmet Peçi

Berisha: Maqedonia drejt greminës, të ndërhyjnë ndërkombëtarët!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.