Britania e Madhe pati ditën e djeshme me më shumë viktima që prej përhapjes së koronavirusit.
Me shtimin e të infektuarve dhe rritjen e numrit të viktimave, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit ka bërë një parashikim të ecurisë së pandemisë.
Sipas Stephen Poëis, i cili është drejtori i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, me këto ritme të përhapjes së virusit, Britania e Madhe do të ishte “me fat” nëse do të kishte në fund të kësaj pandemie nën 20.000 viktima.
“Të gjithë duhet të luajmë rolin tonë në këtë luftë dhe të mos ‘gënjehemi’ nga një ditë pozitive. Numri i viktimave është rritur sërish dhe nuk e dijmë sesa mund të vazhdojë të rritet. Shkelja e rregullave sigurisht që nuk ndikon aspak në frenimin e pandemisë. Nëse i përbahemi masave të marra, numri i përgjithshëm i viktimave mund të shkojë rreth 20.000. Edhe pse çdo vdekje është një tragjedi, në një situatë si kjo, ky konsiderohet një numër optimist”, tha ai.
Kujtojmë se masat në Britaninë e madhe u morën me mjaft vonesë, me kryeminsitrin Boris Johnson që tashmë ka dalë pozitiv me koronavirus, dhe pak ditë më parë vlerësonte se pengimi i aktivitetit ekonomik, ishte dhe më i rrezikshëm sesa vetë Covid19.
(Burimi:Reuters-E.K/Faxweb.al)