Këngëtarja Aida Doçi e ftuar në “Elite show” ka folur në lidhje me virgjërinë saj.
Ndonëse është përfolur edhe më herët se ajo nuk ka kryer më parë marrëdhënie seksuale, Aida e ka cekur sërish këtë temë duke u shprehur se familja e ka rritur me parimin se ky proçes duhet të ndodhë pas martesës.
Moderatorja Elita Rudi e pyeti Aidën nëse ka qenë ndonjëherë në një lidhje pasi portalet kanë folur shpesh se ajo është e virgjër.
“Nuk është e thënë që të jesh në një lidhje dhe të mos jesh e virgjër. Mundesh të jesh e lidhur dhe të jesh e virgjër”, u shpreh Aida. “Unë në familjen time jam rritur me atë frymë që deri sa të fejohesh, deri sa të martohesh. Por jetës nuk i dihet si vjen, kanë ndryshuar kohët. Jam me atë mendim se jam rritur me atë frymë”, tha këngëtarja.
(E.K/FAXWEB.AL)
Bravo. Vajze me vlera. Ajo, virgjeria, i perket njeriut qe do dhe jo mashkullit te rradhes. Paske familje me vlera dhe lum familja per ty qe di ti nderosh. kjo mund te duket si demode, jashte mode, per shume te cilet e quajne mardhenien seksuale para martese si eksperience. Nuk eshte asgje vecse MEKAT dhe shthurje. Si mashkulli dhe femra virgjerine e tyre duhet t’ia japin personit me te cilin lidhen ne martese si gjene e tyre me te shtrenjte.