Kryeministri Rama në konferencën e sotme për shtyp tha se formulari ku qytetarët do të japin mendimin e tyre për çështje të ndryshme strategjike do të jepet online dhe në formë fizike.
Ai e theksoi se e rëndësishme është njohja e njerëzve me nismën dhe se formularët do i lexojë vetë.
“Ky proces, ju dhashë temat natyrisht do të ketë një format që do ju shkojë të gjithëve. Për të gjithë ata që duan ta plotësojnë online dhe përmes postës për ata që e duan në letër. Do vijë formati me postë, e parapaguar dhe do jetë disponibël në qendra urbane dhe në pika te tjera”-tha kryeministri.
Pjesë nga konferenca për shtyp
Rama: Është një inovacion në proces dhe është baza e një Shqipërie moderne.
Ky proces, ju dhashë temat natyrisht do të ketë një format që do ju shkojë të gjithëve. Për të gjithë ata që duan ta plotësojnë online dhe përmes postës për ata që e duan në letër. Do vijë formati me postë, e parapaguar dhe do jetë disponibël në qendra urbane dhe në pika te tjera.
Nuk kemi këtu çështje të lidhura me atë që jemi mësuar si standard kur bëjmë votime.
Njohja nga të gjithe njërezit me nismën është e rëndësishme, secili të japë opinionin e tij.
Është cështje për të marre mendim dhe është e rendësishme njohja me formularin. Ne duhet të bëjmë një kapërcim të fuqishëm për ti ndarë kacafytjet dhe thundrat e përditshme nga e ardhmja.
Formulari do jepet dhe online dhe do i marr vetë t’i lexoj.