23:02 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do jepni përgjegjësi derimë një”, Kryemadhi reagon ashpër pas arrestimeve në Astir: Në burg duhet të ishte…

08:59 | 14/10/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Po negociojmë me ndërkombëtarët’, Kryemadhi: E kam këshilluar Bashën, të jem si ai që sot futem në zgjedhje me Ramën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër pas arrestimeve të kryera në Unazën e Madhe, ku mes 15 personave që iu vunë prangat ishte dhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Kryemadhi shprehet se urrejtja e Ramës ndaj shqiptarëve është motivi i vetëm që e mban ende në pushtet këtë qeveri.

“Dua t’i them çdo kujt që po shkel ligjin, që po kthehet nga polic i shtetit në një anëtar i bandës kriminale të Edi Ramës. Ju jap fjalën që do mbani përgjegjësi deri më një, për këtë dhunë dhe terror që po ushtroni ndaj qytetarëve të Shqipërisë”, shkruan mes të tjerave Kryemadhi.

Postimi i plotë i kryetares së LSI-së:

Sonte në mbrëmje Qeveria e PPP dhe e krimit të organizuar rrëmbeu nga familjet e tyre 15 qytetarë. Numri i arrestimeve dy ditët e fundit shkon në 21 qytetarë të pafajshëm. Kaq shumë shqiptarë të arrestuar. Në dy ditë, për një të drejtë që ua njeh Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, atë të protestës, nuk janë arrestuar as nga juntat ushtarake në botë.

Sonte qeveria e Rilindjes ka kthyer Policinë e Shtetit në krah të dhunës ndaj qytetarëve të lirë. Sonte anëtarë të policisë të veshur civilë kanë ushtruar terror tek çdo familje shqiptare me arrestime që na kujtojnë policitë sekrete të diktaturave.

Urrejtja e Edi Ramës ndaj shqiptarëve është i vetmi motiv që e mban në këmbë këtë qeveri.
Sonte duhet të ishin në burg Edi, Damiani, Afrimi, “sportelisti” për aferën korruptive të Unazës së Re. Këta që jo vetëm e çuan në 20 milion euro një kilometër rrugë, por patën guximin të falsifikonin edhe dokumentat e tenderit në mënyrën më të pa skrupullt.

Sonte Edi, Damiani dhe shërbëtorët e tyre ngërdheshen, tallen, hargalisen me arrestimet e këtyre qytetarëve, por nesër do të jenë shumë shpejt në bankën e të akuzuarve.

Sonte dhe mbrëmë, qeveria me anë të një ligji antikushtetues, të miratuar në parlamentin monist, ka arrestuar baballarë dhe djem familjesh shqiptare me halle, që ditën punojnë në mënyrë të ndershme të mbajnë familjet gjallë dhe protestojnë për të mbrojtur në mbrëmje atë që është me e shenjta për çdo njeri me dinjitet, të ardhmen e familjes së tyre.

Dua t’i them çdo kujt që po shkel ligjin, që po kthehet nga polic i shtetit në një anëtar i bandës kriminale të Edi Ramës. Ju jap fjalën që do mbani përgjegjësi deri më një, për këtë dhunë dhe terror që po ushtroni ndaj qytetarëve të Shqipërisë.

Kjo paligjishmëri dhe antikushtetuetshmëri e ligjeve dhe e veprimeve të policisë private të Edi Ramës na e bëjnë akoma më imediate nevojën e Reformës reale në Drejtësi.

Ndërsa armikut të shqiptarëve, Edi Ramës dua t’i kujtoj se me këto veprime prej Tonton Makutesh, nuk mund t’i gjunjëzojë shqiptarët. Paaftësia jote për të qeverisur, makutëria jote për të vjedhur, urrejtja që ke ndaj qytetarëve dinjitarë nuk mund të mbahen me pranga.
Shqiptarët do të të japin shumë shpejt atë që meriton

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: arrestimet ne astirkryemadhi
Pas

FOTO/ Mimi Kodheli me Myslim Murrizin filmohen duke pirë birra, çfarë po festojnë?!

Para

Dalin pamjet e festës së “çmendur” të politikanit me prostitutat, i martuar dhe me 2 fëmijë

Para
Dalin pamjet e festës së “çmendur” të politikanit me prostitutat, i martuar dhe me 2 fëmijë

Dalin pamjet e festës së “çmendur” të politikanit me prostitutat, i martuar dhe me 2 fëmijë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.