Pas një fundjave me temperatura të ulëta, dita e sotme do të ketë kushte atmosferike qendrueshme. Kështu të gjithë qytetarët që i drejtohen plazheve për të kaluar valët, situata do të jetë mjaft e mirë.
Për ditën e hënë sipas meteoalb paraditja karakterizohet nga kthjellime në të gjithë territorin ndërsa pasditja vijon e kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por në zonat malore do të ketë vranësira kalimtare, më të dukshme në ekstremet verior dhe verilindor të vendit por pa mundur të gjenerojë shira.
Temperaturat e ajrit mbeten thuajse të pandryshuara gjatë orëve te mengjesit ndersa nje rritje me 2°C sjell mesdita duke bërë që në rang territori minimumi të mbetet rreth vleres 13°C ndërsa maksimumi të ngjitet në 33°C.
(E.K/SHUPLAKA)