Pas disa ditëve me diell dhe me mot të ngrohtë, fundjava nuk do të jetë shumë premtuese për të gjithë ata që kishin bërë plane.
Sipas Meteoalb, gjatë pasdites së sotme do të shtohen vranësirat, ndërsa e shtuna vjen me rrebeshe shiu.
Megjithatë temperaturat janë normale të stinës, dhe pritet të shkojnë deri në 21 gradë Celcius. Ndërsa javën e ardhshme rikthehet dielli dhe temperaturat do të shkojnë deri në 24 gradë.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post