Banorët e Astirit kanë vendosur ta kalojnë natën në rrugë pas njoftimit se në orët e para do të nis shembja e banesave të tyre. Të revoltuar banorët janë shprehur se do të mbrojnë shtëpitë e tyre.
Një nga banorët tha se nëse nuk bëhet anulimi i këtij projekti, do të hedhin gurë dhe bomba kundër IKMT-së.
Gazetarja e FaxNews, Jonada Zelka ka intervistuar një nga banorët, i cili shprehet se i ka kërkuar ndihmë edhe deputetes Blerina Gjylameti por nuk ka bërë asgjë. Gjithashtu banori i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta të shkojë tek ata dhe ti ndihmojë.
“I bëj thirrje çdo shqiptari, të na vijnë të na mbështesin jo për partitë. I bëj thirrje presidentit: ne jemi popull ajde këtu me ne. rrini larg nesh, padrejtësia që po na bëni do tjua zëri bukën në fyt.
Të dali një shqiptar, që ne kemi marrë para, unë vet do e prish shtëpinë time. Me duartë e mia do e prish. Ne i kemi kërkuar ndihmë edhe Blerina Gjylametit, por nuk na erdhi të na ndihmonte. Më vjen keq për familjen. S’ka më keq që një motër të qaj për vëllain.“
(K.H/Faxbweb.al)