Anëtarja e Partisë së Lirisë, Brisida Shehaj e ftuar në Fax News foli për zgjedhjet e 14 majit, por dhe për hetimet sa i takon çështjes së inceneratorëve.
Ajo tha se hetimet nuk po ecin me ritmin e duhur dhe nuk po shkojnë tek ata, që sipas saj janë përgjegjës kryesorë për konsumimin e kësaj vepre korruptive.
“Shikoj se hetimet nuk po bëhen siç duhet dhe nuk po shkohet atje ku duhet. Nuk mendoj se do ecin shpejt. Nëse do kishte hetime, duhet të ishin marrë nën hetim Engjëll Agaci, Gjiknuri, Ahmetaj, Edi Rama dhe duhet të ishte marrë nën hetim për një krim që vijon të kosnumohet, Erion Veliaj. Në këtë vend sa më shumë të vjedhësh, aq më pak dënohesh”, theksoi ajo.
Anëtarja e PL-së u shpreh se protesta e 12 nëntorit do jetë një protesë madhështore, ndërkohë shtoi se dy focat kryesore janë në sinkronizim të plotë. Marrëveshjen PD-PL për zgjedhjet lokale të 14 majit, znj. Shehaj e cilësoi shumë të mirë.
“Ne mezi i presim zgjedhjet. Marrëveshja është shumë e mirë. PL është e vetëdijshme se PD do caktojë kandidatët nga një proces i shkëlqyer. PL është në terren, PD është në terren, dhe do ketë edhe terrene të përbashkëta siç janë protesta. Nuk do ketë dhunë, ne jemi unison me verprimet. Presim pjesëmarrje të madhe”, tha Shehaj.