03:08 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Do mbylleshit në një dhomë me Bashën dhe Metën?”, si u përgjigj Rama, çfarë pranon për zgjidhjen e krizës

13:38 | 13/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mësuesja: Kam dy vjet pa punë. Rama: Më jep numrin…

Pas përfundimit të seancës së sotme plenare, ku kreu i Qeverisë nuk e mori fjalën në foltoren e Kuvendit, ka dhënë një deklaratë për shtyp lidhur me zhvillimet më të fundit poltiike në vend, nga dialogu i munguar me opozitën deri tek zgjedhja e Presidentit të ri të Shqipërisë.

Ai theksoi se përkrah nismën e Presidentit për t’u ulur në një tryezë dialogu pa kushte.

I pyetur nga një prej gazetareve nëse do të ishte i gatshëm të mbyllej brenda një dhome me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta, deri në arritjen e dialogut, deri sa “të dilte tymi i bardhë”, kryeministri me nota humori u shpreh se në këtë rast do të duhej që dhoma të kishte oxhak.

“Ne e kemi përkrahur nismën e Presidentit të Republikës për dialog pa asnjë ngurrim duke nënvizuar se jemi të gatshëm të ulemi në tryezën e dialogut pa kushte. Siç ndodhi, përsëri ka një vonese që shpresoj të mos jetë vonesa që çon në dështim. Është e rëndësihme që të gjithë ta kuptojnë se dialogu është preferenca e parë.

Koha nuk pret, kryetari i opozitës të mos ketë frikë nga dialogu, nga tryeza, nga këmbimi i opinioneve që mund të sjellin progres. Shqetësimi im është se jemi në një situatë ku po rritet në mënyrë shumë të ndjeshme vëmendja e partnerëve ndërkombëtarë. Dikush pret që ne të kryejmë zgjedhje të lira e të ndershme sipas Kushtetutës.

A do të mbylleshit në një dhomë me Bashën e Metën, të tre, deri sa të dilte tymi i bardhë?

I bie që dhoma të jetë me oxhak, nuk mund ta vëj këtë kusht. I gatshëm të shkoj në çdo godinë dhe në çdo vend që kryetari i PD të jetë në komoditetin e tij për të zhvilluar dialog.”, u shpreh kryeministri Rama.

(XH.A/SHUPLAKA)

Edi Rama
Etiketa: dialogedi ramalulzim bashaopozita
Pas

OSBE/ODIHR paralajmëron: Fushata elektorale mund të ndikohet nga paratë e krimit (FOTO)

Para

Zgjedhja e Presidentit, Rama tregon rolin kyç të LSI-së (DEKLARATA)

Para
Zgjedhja e Presidentit, Rama tregon rolin kyç të LSI-së (DEKLARATA)

Zgjedhja e Presidentit, Rama tregon rolin kyç të LSI-së (DEKLARATA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.