Kryeministri Edi Rama në konferencën që zhvilloi mesditën e sotme me gazetarët në Elbasan, pasi prezantoi disa nga vendimet e marra nga qeveria, zgjodhi sërish të jepte këshilla për mediat.
Pyetjes së njërës prej gazetarëve të pranishme lidhur me emërimin e ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi si drejtor transportesh në Laç, Rama iu përgjigj me një rekomandim” Ec në shi!
Replikat e Ramës me gazetaren:
Gazetarja: Zoti kryeministër këtë mandat të dytë neve ju kemi parë të ndiqni me vëmendje rekrutimet në administratë dhe kryesisht drejtuesit e institucioneve. A mund të na thoni çfarë mënyrë rekrutimi keni përdorur për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Mhill Fufi i cili sot është drejtori i transporteve në Laç?
Rama: Ju më keni parë mua duke ndjekur rekrutimet por do me keni parë në një ëndërr, se unë nuk merrem me rekrutime. Rekrutimet i bëjnë institucionet dhe ato ndjekin të gjitha procedruar Është edhe kohë e freskët, bie shi është një shi pi pranueshëm, ju këshilloj të bëni një ecje në shi dhe shpresoj që herën tjetër të jeni tërësisht zgjuar.”
(F.G/Faxweb.al)